Ngjela: PD dhe PS i bashkon “halli” për listat e mbyllura! Më 20 tetor nis punën BKH

schedule19:46 - 7 Tetor, 2020

schedule 19:46 - 7 Tetor, 2020

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar në studion e ABC News situatën politike dhe diskutimet për hapjen e listave. Ngjela tha se PS dhe PD janë bashkuar në hallin e përbashkët për të mbajtur listat të mbyllura. Ai deklaroi se Meta ka humbur ekuilibrin dhe tashmë është pozicionuar krah opozitës.

“Duhet të ecim në bazë të asaj që çdo popull meriton qeverinë që ka. Në qoftë se populli i do këta të korruptuarit le t’i mbajnë. Po të ketë filluar procesi për korrupsion, çfarë do të thotë populli. Nuk kontrollohen sa ke deklaruar. Ai mund të dalë i pafajshëm. Por zor se mund të dalësh i pafajshëm. Më thonë nga 20 tetori e tutje nis punën BKH. Janë dy prokurorë të Posaçëm që marrin pjesë në Komision. Ka filluar procesi.

Politika e lartë nuk e çan kokën fare për Kodin Zgjedhor. Halli i përbashkët të bashkon. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura. Por këta nuk dalin asnjëri te listat e hapura. Se me listat e hapura hyjnë në lojë të tjera gjëra. I mjaftojnë 6 emisarë nëpër Shqipëri. Nuk rrëzohet PS-ja, bie kryetari. Unë mendova se Basha filloi të bënte politikë moderne. Tha lista të hapura 100%. Me ekuilibër e dini presidentin aktual. Dallohet që është i shqetësuar. Ka humbur ekuilibrin. As ai nuk u bë palë që i ikte koka, as Edinburgu nuk u bë palë kundër Hitlerit. Nuk bëhet presidenti palë”, tha Ngjela.

Ngjela deklaroi se BKH do të nisë punë nga data 20 tetor, ndërsa deklaroi se në sitën e drejtësisë do të kalojnë edhe krerë të lartë të vendit.

“Duhet të ecim në bazë të asaj që çdo popull meriton qeverinë që ka. Në qoftë se populli i do këta të korruptuarit le t’i mbajnë. Po të ketë filluar procesi për korrupsion, çfarë do të thotë populli. Nuk kontrollohen sa ke deklaruar. Ai mund të dalë i pafajshëm. Por zor se mund të dalësh i pafajshëm. Më thonë nga 20 tetori e tutje nis punën BKH. Janë dy prokurorë të Posaçëm që marrin pjesë në Komision. Ka filluar procesi”, tha Ngjela./mv. abcnews.al