Lazio ka zhvilluar sot seancën stërvitore të parë për këtë javë. Shumë lojtarë janë larguar drejt kombëtareve dhe kontingjenti i Simone Inzaghit ka qenë i cunguar.
Stërvitja e parë me ekipin e ri për Vedat Muriqin dhe Andreas Pereira, mesfushorin 24-vjeçar i ardhur nga Manchester United.
Bomberi dardan ka treguar formë të mirë, duke shfaqur menjëherë vlerat e tij me dy gola të shënuar në ndeshjen e kontrollit.
Buzëqeshje për trajnerin Inzaghi, i cili beson shumë te Muriqi dhe e sheh atë si titullar me Ciro Immobilen në majën e sulmit të Lazios. /abcnews.al