Kaliopi, diva e muzikës në Maqedoni ditën e sotme ishte ekskluzivisht në intervistë për emisionin ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi.
Të gjithë ndërsa thonë Kaliopi mund të bëjnë lidhjen që ajo ka me Eurovisionin, por jo të gjithë mund të dinë miqësinë dhe bashkëpunimet që ka me artistët shqiptarë.
Ajo rrefeu sot në programin e pasdites në ABC NEWS se ka bashkëpunime me emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare si Ardit Gjebrea, Darko Dimitrov, Aida Baraku, Ledina Çelo etj.
Por, ajo u ndal më së shumti në marrëdhënien që ka me të madhen Aurela Gaçe. Pyetjes së Ermalit në lidhje me njohjen e tyre të parë iu përgjigj kështu:
“Aurela ishte lidhja ime e parë me artistët shqiptarë. Ajo ishte personi I parë që unë takova, dhe në atë kohë unë thashë “ O Zot është kaq e talentuar, është e shkëlqyer”.
A do bënte me të një bashkëpunim? Rikthehet në Eurovision? A ka qarë ajo në prapaskenat e Festivalit Evropian?
Intervistën e plotë e gjeni në kanalin në Youtube. / abcnews.al

