Meghan Trainor zbulon se është shtatzënë me fëmijën e parë

schedule17:28 - 7 Tetor, 2020

schedule 17:28 - 7 Tetor, 2020

Meghan Trainor është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këngëtarja 26-vjeçare dhe partneri i saj Daryl Sabara bënë publik lajmin këtë të mërkurë për “Today”. Megjithëse, këngëtarja preferoi të mos e zbulojë gjininë e fëmijës.

“Ne jemi aq të ngazëllyer sa nuk kemi mundur të flemë”, tha këngëtarja. “Kemi pritur për kaq shumë kohë. Po mendoja se kujt do t’i themi së pari.”, shtoi ajo. Ylli i popit dhe aktori i “Spy Kids” u martuan në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2018.

They have been together for four years: The duo started dating in 2018; seen in 2019

Fituesja e Grammy-t ka shprehur edhe më parë dëshirën për të krijuar një familje të madhe. Në një intervistë për People pak para dasmës, ajo tha: “Unë dua disa fëmijë. Të dy jemi të ngazëllyer. Vazhdimisht shikojmë video në Youtube se si të kujdesemi për fëmijët. Thjesht po përgatitemi.”, u shpreh këngëtarja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!