Deputeti i opozitës parlamentare Nimet Musai, një prej atyre që bashkuan votat me deputetët e maxhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor i ka kërkuar kolegëve të tij nga opozita të mos i kërkojnë llogari për këtë qëndrim të tijin. Ai shkoi më tej duke deklaruar se e ka mbështetur Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi që para se ai të merrte detyrën që ka sot, duke e vlerësuar qëndrimin e tij si një vlerë e shtuar në “portofolin” e përfaqësuesit të BE.
“E kam mbështetur Varhelyi ende pa u zgjedhur komisioner. Kam qenë i bindur që ishte një mik i Shqipërisë. Kam qenë deputeti i parë që ende pa u zgjedhur komisioner e vlerësova atë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky mik i mirë meriton vlerësime. Unë kam qenë i përqendruar nga reforma. Kam vendosur të përgjigjem për herë të parë. Ata jashtë nuk kanë ç’të kenë me mua sepse unë nuk mund t’i ndihmoj për të gjetur një fabul elektorale. E kam votuar me bindje ndihmën për biznesin e vogël. I lus të mos merrem më me mua se unë nuk i ndihmoj dot të vijnë në pushtet me koalicione”, u shpreh Musai./mv. abcnews.al