Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë se BE ka plane investimi në rajonin Perëndimor. Ai u shpreh se Ballkani i ka të gjithë kapacitetet për t’u kthye në një qendër investimesh globale. Varhelyi vlerësoi bashkëpunimin e shteteve përgjatë 6 muajve të fundit të pandemisë së koronavirusit.
“Paketa e investimeve është e strukturuar në disa fusha të rëndësishme. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me ju. Për këtë arsye ne kemi biseduar me vendet e rajonit për të kuptuar edhe pjesët me më shumë potencial për të dhënë kontribut p[ër rritjen ekonomike. Plani për zhvillimin ekonomik ka për qëllim të mobilizojë 9 mld nëpërmjet granteve. Duhet mobilizim për Ballkanin Perëndimor në investime deri në 20 mld euro.
Sa i përket investimeve plani merr parasysh mbështetje në disa fusha të rëndësishme për Shqipërinë. Transporti përmes korridorit blu në Adriatik, Fierzën dhe ndërtimin e Skavicës. Paketa do të japë themelet për një pjesë që do të jetë e qëndrueshme me sektorë privatë që janë gjithnjë e më shumë dinamikë. Ky rajon ka potencialin për të qenë qendra me tërheqëse në të gjithë botën. Me këtë plan investimesh ne synojmë që të sjellim rajonin pranë BE dhe të rrisim bashkëpunimet. Gjatë krizës së Covidit rajoni tregoi se mund të bashkëpunon te. Gjatë 6 muajve të fundit vendet e rajonit kanë bashkëpunuar. Ballkani Perëndimor duhet të jetë një qendër investimesh. Vetëm investimet do të bëhen edhe nëse qeveritë angazhohen për këtë gjë”, tha ai./mv. abcnews.al