Sipas mediave ndërkombëtare negociatat mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Vetëm një hap larg zgjidhjes përfundimtare duket se Maqedonia ka pranuar të ndërrojë emrin. Shpallja e emrit të ri do të bëhet nga kryeministri maqedonas Zaev, gjatë fundjavës.
Po përmbyllen këto ditë negociatat me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit të vogël i cili më në fund mund të nisë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe Nato. Kështu nis raportimi i mediave ndërkombëtare, për sa i përket bisedimeve mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit
Më tej shkruhet se shumë shpejt Maqedonai nuk do të quhet më kështu dhe pse në të vërtetë asnjëherë nuk është quajtur zyrtarisht në këtë mënyrë.
Për shkak të mosmarrëveshjeve me vendin fqinj Greqinë, emri i përdorur nga vendi ballkanik në selitë ndërkombëtare, që nga viti 1993 është ish republika jugosllave e maqedonisë – ose thjesht Fyrom nga akronimi në anglisht – ndërsa emri kushtetues i përdorur nga qeveria është Republika e Maqedonisë. Arsyeja e përplasjes siplomatike nis nga fakti se Athina e ka konsideruar gjithnjë rajonin historic të Maqedonisë që shtrihet dhe në Shqipëri, Bullgari e Serbi, si pjesë integrale e trashëgimisë kulturore greke si pasojë e prejardhjes të drejtpërdrejtë nga perandoria e Aleksandrit të Madh, duke refuzuar në këtë mënyrë që të pranojë emrin e shtetit sllav.
Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991, Greqia ka kundërshtuar cdo lloj përpjekje të vendit për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare nën emrin e Maqedonisë. Kjo me shqetësimin se Republika e vogël në të ardhmen mund të ngrejë pretendime për territore të reja në rajonin me të njëjtin emër në Greqi. Një cështje që vazhdon prej 27 vitesh deri në momentin që kryeministri maqedonas Zoran Zaev, disa muaj më parë, duke dashur integrimin e vendit në BE dhe Nato, ka organizuar një sërë takimesh me homologun grek Tsipras, me qëllimin për të gjetur një emër të ri për vendin. Dhe në fakt lajmi më i fundit që vjen nga mediat greke dhe maqedonase është se në orët e ardhshme do të shpallet dhe emri I ri pas një bisede telefonike mes Zaev dhe Tsipras. Kryeministri maqedonas deklaroi se gjaë fundjavës do të flasë me kryeministrin grek dhe më pas do të bënte public emrin e ri. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, theksoi ai, më në fund do të hyjmë në Nato pasi nuk mund të mendohet që të bëjmë hapa prapa dhe duhet ti tregojmë botës se kriza politike tashmë i përket të kaluarës.
Një rezultat që nuk do të ishte arritur nëse nuk do të kishte qenë për mbështetjen e rëndësishme të këshillit të europës dhe presidentit të saj Donald Tusk, i cili në prag të takimit me Zaev deklaroi se shihte një ndryshim shumë të madh në skenën politike maqedonase e cila kishte lënë pas krahëve fantazmat të kaluarës.
Mediat shkruajnë se janë katër emrat mes të cilëve ai përfundimtar: Republika e Maqedonisë së Veriur, Repubika e Maqedonisë së epërme, Republika e Maqedonisë Ilinden dhe Republika e Maqedonisë – Shkup. Por Maqedonia e Veriut është dhe alternative më e besueshme të paktën sipas mediave maqedonase, në një moment që dhe ministrat e jashtëm grek dhe maqedonas e kanë përzgjehdur si më të mundshmen.
Pas deklaratës zyrtare, negocitat duhet të ratifikohen nga parlamenti dhe më pas t’i nënshtrohen referendumit. Në këtë mënyrë Greqia do të ketë kohë të dërgojë në NATO, para samitit të 11 – 12 korrikut, letrën me të cilën Maqedonia ftohet formalisht për të qenë pjesë e aleancës. /abcnews.al