Bebe Rexha pritet të sjellë së shpejti projektin e radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperen amerikane Doja Cat, që do të mbajë titullin “Baby I’m Jealous”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bebe bëri me dije se kënga pritet të dalë brenda pak ditësh.
Ndërkohë, së fundmi artistja shqiptare ka ndarë një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit, ku shihet Doja Cat duke bërë “twerk’ nën ritmet e një kënge popullore shqiptare. “Pjesa ime e preferuar e ditës së videoklipit. Doja Cat duke bërë twerk me muzikë shqiptare”, ka shkruar Bebe.
Ndërkohë, kujtojmë që Bebe ësjtë komentuar dhe për lidhjen e re të dashurisë. Pak muaj më parë, ylli i hitit “I’m a mess” u fotografua rrugëve të Los Angeles me një djalë në krah, por vetëm së fundmi ajo konfirmoi lidhjen me Keyan Safyari.