Humb betejën me kancerin kitaristi i grupit të rokut të viteve ’80

schedule12:09 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:09 - 7 Tetor, 2020

Eddie Van Halen, kitaristi legjendar dhe bashkëthemeluesi i Van Halen, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmin e hidhur e bëri me dije djali i tij, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se “çdo moment që kam ndarë me të ishte një dhuratë”.

Eddie Van Halen dhe vëllai i tij Alex filluan të performonin së bashku që në adoleshencë, duke formuar më pas thelbin e asaj që do të bëhej më vonë Van Halen, pasi u takua me David Lee Roth. Pak kohë më parë, Van Halen tha në një intervistë për CNN se” “E gjithë jeta ime ka qenë muzikë. Nuk mund të imagjinoja asgjë tjetër”

“Runnin ‘With the Devil”, “Panama”, “Hot For Teacher”, “Why Can’t This Be Love?” ishin ndër sukseset e padiskutueshme të bandës, dhe sigurisht dhe “Jump” që arriti të kryesojë në top listat në vitin 1984. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!