Parlamenti në Itali votoi me 253 vota “pro” dhe 3 “kundër” zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri më 31 janar, 2021. Opozita nuk votoi.
Po ashtu me miratimin e kësaj rezolute, në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme bëhet e detyrueshme. Së shpejti pritet edhe një mbledhje e qeverisë.
Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro. Ndërsa rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja. /abcnews.al/