Një nga trendet më të fundit që ka hyrë në vendin tonë janë tarracat e gjelbërta, të cilat shihen edhe si zgjidhje e thjeshtë ekologjike.
Të ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, arkitektët Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj kanë folur më shumë rreth këtij trendi. Ata kanë pasqyruar anët negative dhe pozitive, duke theksuar se një tarracë mund ta bëjnë të gjithë qytetarët në mënyrë shumë të thjeshtë.
Agisa: Do thosha se njërëzit që janë të përqendruar në ambjente urbane e kanë të pamundur të kenë gjelbërim dhe zgjedhin këtë mënyrë.
Donald: Teknikisht bëhet në godinat e vjetra, ku rikonstrukturohet me lejen e administratorit. Duhet bëhet një konsulencë paraprakisht me një konstruktorë që ta shohësh peshën që mund të mbajë.
Agisa: Merret një leje në njësinë administrative dhe merret brenda ditës. Nuk përbën vështirësi.
Donald: Nëse ne nuk e realizojmë dot në pjesën e taracës, mund ta realzojmë nëpër ballkone që të gjithë është shumë e thjeshtë.
Agisa: Anë negative është vetëm kosto, ndërsa ana pozitive është se një objekt i izoluar ka një ndotje akustike më të qendruar. l.k/abcnews.al