“Asnjë kusht shtesë”, Fleckenstein: Por pas hapjes së negociatave, një rrugë tjetër e vështirë drejt BE

schedule12:51 - 23 Shtator, 2017

schedule 12:51 - 23 Shtator, 2017

Pas vizitës së tij në Tiranë raportuesi Shqipërinë në Parlamentin Europian rikonfirmoi se asnjë kusht shtesë nuk do të ketë për vendin tonë. Në faqen e tij në facebook Fleckenstein thotë se ky ishte mesazhi që dha në takimet që pati në me zyrtarë të lartë të shtetit, politikës dhe ministrat e Brendshëm e të drejtësisë. Fleckenstein thotë se negociatat do të hapen qershorin e 2018-ës, nëse reformat do të zbatohen. Ndërkaq ai thekson se hapja e negociatave është një rrugë tjetër e vështiorë e cila sërish do të varet nga zbatimi i shumë reformave.