Komisioni Europian propozoi sot 9 miliardë euro investime për Ballkanin për periudhën 2021-2027. Por ku do të shkojnë këto investime? Komisioneri Oliver Varhelyi e vendosi theksin te infrastruktura, energjia dhe teknologjia.
“Së pari kemi sistemin e transportit. Duhet të kemi infrastrukturën e duhur. Infrastruktura në Ballkanin Perëndimor mungon, na duhet të lidhim rajonin me Europën dhe të lidhim rajonin brenda për brenda, prandaj kemi vendosur të krijojmë këto plane për të lidhur të këto kryeqytetet me anë të rrugëve dhe hekurudhave. Korridoret do të duhet të kryhen sipas standardeve. Fusha e dytë është energjia e pastër.
Rajoni është i varur nga qymyr guri dhe në disa pjesë të rajonit përbën rrezik për shëndetin prandaj do ta ndihmojmë rajonin që të fillojë që të zhdukë qymyr gurin dhe pastaj të kemi hidrogjenin, të eliminojmë dhe të asgjësojmë rreziqet për shëndetin. Në Ballkanin Perëndimor duhet të pastrojmë ajrin.
Ne po krijojmë edhe projekte që kanë të bëjë me menaxhimin e mbetjeve. Elementi i katërt ka të bëjë me ekonominë dixhitale, që do të jetë kyçe, duhet të investojmë më sistemin arsimor, pasi kemi mos përputhje, por duhet të investojmë për infrastrukturën. Investim në arsim, edukim dhe fushën sociale” tha ai./ db/Abcnews.al