Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mitropolitit të Malit të Zi i infektuar me Covid

schedule16:53 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:53 - 6 Tetor, 2020

Mitropoliti i Malit të Zi dhe Detit, Amfilohije, i cili është infektuar me Covid 19, është shtruar në spital.

Mediat vendase bëjnë me dije se Mitropoliti është shtruar këtë të martë në Spitalin e Përgjithshëm Danilo Prvi në Cetinje, pas përkeqësimit të gjendjes së tij për shkak të koronavirusit.

Ndër të tjera mësohet se Amfilohije ka pasur ethe që nga e Shtuna, dhe përveç marrjes së terapisë, të cilën ia kishte përshkruar një mjek nga Spitali Danilo Prvi në Cetinje, temperatura e tij nuk po bie. Ai u shtrua sot në spital me një temperaturë prej 38.5 gradë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!