Po rregullonte antenën, bie nga pallati dhe humb jetën 41-vjeçari në Pogradec

schedule16:21 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:21 - 6 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, pasditen e sotme, shkruan abcnews.al.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se një person teksa po rregullonte antenën e televizorit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë viktima është A. S., rreth 41 vjeç.  Mësohet se trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morg. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak.

Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al