Është shtyrë seanca për Kasëm Pirjas i dhe Hysnie Hoxhallari, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë për motive xhelozie ( burri dhe vjehrra)
Këtë të martë pritej të ishte seanca e marrjes së vendimit, por gjykata ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e relacioneve që paraqiti mbrojtja e të pandehurve. Gjatë kësaj seancë të dy avokatët mbrojtës pretenduar pafajësinë e klientit të tyre, Kasëm Pirjasi- përfaqësohej nga av.Sajmir Visha dhe Hysnie Hoxhallari përfaqësohej nga av. i caktuar kryesisht Sokol Zotaj.
Gjatë mbrojtjes Visha, pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila sipas tij ka Sajuar mes tyre një lidhje dashurie të paqënë. Ndërsa theksoi faktin e shkeljes procedurale për mos ezaurimin e seancës paraprake . Visha ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit, janë dhënë prej këtij të fundit më kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë. DUke kërkuar pafajësinë për klientin e tij në kushtet e pamjaftueshërisë së provave për dënimin e tij.
Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi po pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të produkteve të veprës penale dhe moskallëzimit të krimit. Sakaq, kërkoi rishikimin e akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri tjetrin.
Zotaj pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi. Sakaq, prokurori Maksimzota më seancën e mëparshme kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për Kasëm Pirjasi./abcnews.al