Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe është bërë nostalgjike. Ajo ka kujtuar me postimet e fundit në rrjetet sociale disa nga momentet më të bukura në skenë, të cilat prej disa kohësh nuk po i përjeton për shkak të pandemisë.
Aurela ka ndarë disa nga performancat, ku shfaqet duke performuar pranë publikut dhe shprehet se aty ndihet e gjallë.
“Më mungon frymëmarrja ime!
Këto video mi kujtoi mikesha ime @migena_shehaj .
I pashë ne profilin e saj, e të them te drejtën … u ligështova. Thjeshtë ndava me ju ndjesinë e momentit,teksa shikoja keto momente. Eshtë profesion, por arsyeja pse u kthye në të tillë është sepse për mua është si ajër ,oksigjen , diell që më ngroh shpirtin edhe në ditë te vështira, me bën te ndihem gjalle teksa jap veten ne skenë.
UNË E DUA ATË QE BËJ.
E KJO MË LUMTURON.
Lum kush ka njohur e prekur momentet per te cilat flas.
Çdo profesion eshte i bukur e te lumturon nëse brenda ka dashuri e pasion. Kenga e fundit eshte perla e #Dr.Florit @westsidefamilyofficial . E kendoj per te kujtuar mikun tim, kudo qofsha!”, ka shkruar këngëtarja në një prej postimeve të saj të fundit. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CF-X068g5DV/
https://www.instagram.com/p/CF-edp2AXJa/