Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Meta: Vetëdemaskimi i “Rilindjes”, mur kriminal në rrugën e integrimit

schedule09:26 - 6 Tetor, 2020

schedule 09:26 - 6 Tetor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e parlamentit ditën e djeshme.Në një postim në Facebook, Meta e cilëson votimin si shkatërrim brutal të Marrëveshjes së 5 Qershorit ndërsa shton se ishte një vetëdemaskimi i “Rilindjes” .

Po ashtu, kreu i shtetit shkruan se populli do ta rrëzojë atë që ai e quan muri kriminal i “Rilindjes”, i vendosur dje në rrugën e integrimit europian.

Presidenti shkruan se ky mur do të shembet nga shqiptarët në 25 Prill, ndërsa paralajmëron se mund të ndodhë edhe më parë “nëse është e domosdoshme.”

Postimi i plotë në Facebook

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para! ??
Shqipëria si gjithë Europa!” s.b /abcnews.al/

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, October 6, 2020