Shpëtim Duro, trajneri që vjet drejtoi Kukësin, në emisionin “Pressing” në ABC News, sfidon sulmin e ri të verilindorëve. “Nëse Agim Ibraimi, Ezze dhe Gashi, do të bëjnë gjysmën e golave të Shkurtajt, Abazajt dhe Rrocës, do t’i kenë hallall paratë që marrin”, tha fillimisht Duro.
Më tej ai shton: “Ka deklarata që i heqin meritat Shkurtajt. Ata shënuan së bashku 40 gola,e dhe me Ethemin. Abazaj ishte i huazuar, Shkurtaj donte të ikte jashtë. Rrocës i doli një mundësi e mirë në Turqi.
Çuditem si Maliki dhe Obanor ikën në fund. Çfarë kontratash 2-vjeçare thoni. Lojtarët në fund nuk i marrin paratë e plota”. /abcnews.al