Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike Kostaq Papa ka propozuar një ligj me një nen për t’i dhënë fund çështjes për mbrojtjen e kufirit detar me Greqinë pas debatit për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Papa propozon miratimin e një ligj për shpalljen si historik të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës.
Deputeti opozitar jep edhe argumentet e tij se përse miratimi i këtij projektligji do të zgjidhte përfundimisht debatin me fqinjët. Ai thotë se nëse miratohet ky ligj shpëton Shqipërinë nga rreziku i shitjes së detit nga tradhtaret shqiptarë te vendet fqinje. Papa në Kuvend do të mbetet në memorie si deputeti që deklaroi se “ishte një kohë, kur ai u jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.
Arsyet e projektligjit
Projektligji synon te mbyll spekullimet ne lidhje me problemet qe jane shfaqur nga kerkesa e shtetit fqinj per delimitimin e ujtave detare dhe shtrirjen 12 milje te kufirit detar ne Detin Jon. Projektligji synon te mbyll mundesine per korrupsion me ujrat detare e detin territorial shqiptar nga nenpunes te shtetit shqiptar gjate tratativave per marrveshje me vendet fqinje.
Deti i Gjirit te Sarandes, Butrintit, Ksamilit, Himares, Borsh it, Qeparoit, Palases eshte Det Historik dhe e pare kjo ne aspektin detar e historik, ne keto hapesita ujore detare shqiptare kane ndodhur ngjarje te rendesishme historike boterore, rajonale e kombetare.
Permendim disa:
Ardhja e Eneas dhe grupit te luftetareve te tij pas largimit nga Troja e rrenuar; qendrimi ne Butrint apo ne Onhezmin-Saranden e sotme. Zbarkimi i Perandorit te Romes Jul Qezari me ushtrine e tij ne Palase rreth vitit 50 p.e.s per te zhvilluar betejat e mevonshme ne Orik me Pompeun. Gjate pergatitjeve per betejat e mevonshme Jul Qezari ka shkelur gjithe kete hapesire detare por dhe tokesore perreth sepse ai vendosi prapavijen e tij ne bregun lindor te Liqenit te Butrintit ne afersi te Sopikut ne vendin qe sot quhet Hambaret e Jul Qezarit.
Hapesira detare e Gjirit te Sarandes por dhe toka kontinentale perballe: Butrinti, Onhenzmi etj, eshte pershkuar nga emra te njohur te historise se lashte: perandore, senatore, konsuj e autor te lashte romak, me te lavdishmit e asaj epoke te larget. Prej detit mberriten ne toke Dyzete Shenjtoret dhe u vendosen ne shpatin e malit mbi qytet e nga mendohet se ka ardhur emri i sotem i qytetit.
Betejat me ushtrine e Karl Anzhuinit ne Mesjete jane zhvilluar ne det ne Butrint e Sarande.
Betejat detare te mesjetes me Piratin e Detit Haxhi Dauti jane zhvilluar ne detin e Sarandes.
Betejat me anijet Franceze prej forcave te Ali Pashes per marrjen e Butrinti dhe tokes perreth.
Betejat me anijet e Ushtrise Osmane te zhvilluara ne detin e Sarandes.
Betejat dhe mbytja e anijeve nazifashiste ne Luften e Dyte Boterore ne gjirin e Sarandes.
Betejat e shumta ne shekuj te banoreve per nese 2000 vjet per te mbrojtur qytetin, nga Onhezmi tek
Saranda e sotme.
Historia e incidentit ne Kanal ne vitin 1946 me Floten Britanike dhe minat e vendosura nga
Jugosllavet ku u vrane rreth 50 ushtare britanike etj.
Argumentet.
Ka nje mungese instrumenti ligjor per kete ceshtje dhe kete boshllek e mbyll ky projektligj. Ky projektligj mbyll perfundimisht mundesine e matjeve te gabuara e me shume perthyerje ne detin e Gjirit te Sarandes dhe con vijen e ujrave tona ne kordinatat e duhura e te percaktuara nga institucionet nderkombetare kur u vendosen kufijte shteteror te Shqiperise.
Perputhshmeria.
Ky projektligj eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe ne harmonizim me legjislacionin shqiptar ne fuqi, po ashtu dhe me legjislacionin e BE.
Ndikimi ekonomik.
Ky projektligj nuk ka efekte ekonomike financiare shtese. Por do te sjellë te ardhura nga shfrytezimi turistik i kesaj hapesire detare e historike. Ky projektligj permireson sigurine sociale e mjedisore dhe krenarine kombetare.
Permbushja e detyrimeve.
Ky projektligj nuk cenon, perkundrazi permbush angazhimet e shtetit Shqiptar ne kuader te Konventes se Detit te Montego Bay dhe organizmave e akteve nderkombetare ku Shqiperia bene pjese ose eshte pale. Ky projektligj ndihmon qe shteti Shqiptar te hedh te sigurt ne marrëveshjet e ardhshme te mundshme me vendet fqinje per delimitimin e detit, shelfin continental dhe ZEE./ db/Abcnews.al