Një çift në Kosovë as nuk e kishte menduar se gjesti i ulët që bënë në rrugë duke marrë kuletën e dikujt që po ecte para tyre do transmetohej në media.
Ata janë tradhtuar nga kamerat e sigurisë në zonën përreth të cilat kanë fiksuar momentin kur qytetarit, i cili është duke ecur në rrugët e Prishtinës i bie kuleta në tokë.
Pamjet janë transmetuar nga gazeta Express. Në video duken djali dhe vajza që po vinin pas tij marrin kuletën dhe largohen nga vendi ku ndodhi ngjarja./mv. abcnews.al