Femra gjysmë lakuriq? Shpërthen Laert Vasili: Ja pse prostitucioni është në nivele të larta

schedule18:14 - 5 Tetor, 2020

schedule 18:14 - 5 Tetor, 2020

Të rrish apo të ikësh nga Shqipëria?! Ishte kjo tema e bisedës në ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi këtë të hënë.

Laert Vasili, Stela Kotri dhe Entela Binjaku ndanë mendimet e tyre në lidhje me lëvizjen masive të shqiptarëve jashtë vendit.

Përpos pjesës ekonomike, biseda vijoi tek ato që duket se janë  lënë në harresë VLERAT.

Aktori Leaert Vasili ndërsa biseda vijoi në këtë rrjedhë shprehet hapur dhe troç, sikurse tashmë jemi mësuar me të, se modelet e suksesshme janë të gabuara.

Sipas tij, nëse femrat e zhveshura dhe me makina të shtrenjta promovohen atëherë nuk është çudi që prostitucioni është në nivele të larta.

“Në qoftëse femrat që konsiderohen të arritura janë pikërisht që gjysmë lakuriq orëve të natës vijnë rrotull  në zonën e ashtuquajtur bllok me makina qindra mijëra euro, atëherë mos u çudisni përse prostitucioni është në nivele të jashtëzakonshme dhe pse tjetri do të marri fëmijët e vet dhe të iki nga Shqipëria”.

Të tre të ftuarit ndanë mendimin se është i rëndësishëm sistemi shkollor.

Në një moment kur u diskutua mbi vendimin e moderatores Stela Kotri, për të mos qenë në ekran, Vasili ndërhyn sërish duke nënvizuar se pronarët e medias pyesin kur nis një program I ri nëse ka ndonjë femër të.  Sipas tij, nëse është kjo kërkesë atëherë le të hapën shtëpitë publike dhe të mos jenë televizionet shtëpi publike.

Gjithçka u diskutua në kuadër të temës se përse shqiptarët dëshirojnë të largohen nga vendi qofshin profesionistë ose jo.

Intervistën e plotë e gjeni në Youtube. / Abcnews.al