8 orë për rruazat në kokë! Cardi B frymëzohet nga Vesa Smolica? Ja e vërteta

schedule17:31 - 5 Tetor, 2020

schedule 17:31 - 5 Tetor, 2020

Vesa Smolica në intervistën eksluzive të dhënë sot në emisionin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi foli për projektin e fundit të saj “KAJ”, por dhe mënyrën se si erdhi frymëzimi për videoklipin.

Ndër të tjera Smolica nënvizoi se rruazat që mban në kokë, morën 8 orë kohë realizim, ku dolën aq bukur sa e kopjoi si detaj edhe Cardi B.

“Kujdesem shumë për imazhin, bashkëpunëtorët e mi e dinë më së miri këtë gjë. Por vetëm diçka do të tregoj, ajo pjesa me rruaza të bardha në kokë, qepja e tyre në kokë u bë për tetë orë të plota. Por ia ka vlejt, sepse pikërisht nga ai look është inspiruar Cardi B”.

Në këtë intervistë Smolica ndau për ndjekësit se cilët politikanë dhe këngëtarë i dëgjon me dëshirë ose jo. A do shkonte në Eurovision? Ka të preferuarit e saj ndër vite? Si i menaxhon shpenzime e klipeve? Ndiqni intervistën për më shumë informacione /abcnews.al