“Votat e Ballit Kombëtar Demokrat janë kundër”, Roshi: Do humbni nga ajo që keni zgjedhur si zgjidhje

schedule10:54 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:54 - 5 Tetor, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi nga foltorja e Kuvendit u shpreh se dy vota nga Balli Kombëtar do të jenë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Roshi deklaroi se që në fillim ishte kundër ndryshimeve kushtetuese pasi PS, me propozimin e hapjes së listave, fshihte nga pas heqjen e koalicioneve.

Këtë sipas deputetit, mazhoranca e sheh si zgjidhje ka për të ardhur edhe humbja e PS më 25 prill.

Roshi u shpreh:

“Kryeministri po pamundëson rotacionin. Rama po bën si Hitleri. Po çimenton pushtetin e tij. Dr.Gijotina shpiku ganxhën. Ju sot e konkurroni në kohët moderne. Po ndaloni ardhjen e kundërshtarëve të pushtetit. Do humbni nga ajo që keni zgjedhur si zgjidhje. Pikërisht humbja do ju vijë nga heqja e koalicioneve. Mbas urrejtës ndaj partive të vogla, fshihet tirani. Kryeministri mendon se jeta e tij në një vend të varfër me skllavë është e lumtur. Këto ndryshime nuk sjellin asnjë përmirësim. E hapur apo e mbyllur s’ka votë të lirë, numërim të drejtë dhe garë të ndershme.

E madhe dhe e vogël, nocione që s’duhet të ekzistojnë para një gare. Nëse mbinjeriu juaj e di si do jetë rezultati, dhe këtë fuqi ja jep parashikimi që ka bërë në Kod. Asnjë siguri që nuk do të vidhen votat. Një kolegut tim opozitar, që ka bërë thirrje për bojkot, çakenjtë nuk duhen besuar as kur vijnë me dhuratë. Kali i drunjtë i PS ishte hapja e listave, kurse mbrapa ka heqjen e koalicioneve. Kjo ishte arsyeja pse dola kundër ndryshimeve kushtetuese. Të dyja votat e Ballit Kombëtar do jenë kundër.” s.b/abcnews.al/