Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milani i dhuron një mbrojtës rivalëve evropianë, tentohet lojtari i kombëtares

schedule10:17 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:17 - 5 Tetor, 2020

Merkato në dalje te Milani. Kuqezinjtë kanë huazuar Diego Laxalt te Celtic. Mbrojtësin e majtë e donte edhe Real Betis, por garën për uruguaianin e fituan kampionët e Skocisë.

Calciomercato raporton se bëhet fjalë për një huazim të 27-vjeçarit për një sezon, pa të drejta apo detyrime blerje, një politikë që po përdoret shpesh nga drejtuesit e klubit italian në këtë periudhë.

 

Diego Laxalt

Celtic dhe Milan ndodhen në të njëjtin grup në Europa League. Pjesë e grupit H janë edhe Lille e Sparta Prague. Laxalt do të përballet shumë shpejt ndaj ish-shokëve të skuadrës, pasi data 22 tetor dhuron duelin Celtic-Milan.

Ndërkohë, Stefano Pioli pret një qendërmbrojtës dhe dy janë alternativat. Gazzetta dello Sport raporton se Ozan Kabak i Schalke 04 ndodhet në “pole”. 20-vjeçari është një dëshirë e vjetër e kuqezinjve dhe diferenca mes ofertës dhe kërkesës gjermane është 5 milion euro.

Alternativa e turkut është Antonio Rudiger. Mbrojtësi i kombëtares gjermane ka dalë jashtë planeve të Chelsea dhe transferimi i tij në Milanello mund të mbyllet me një huazim me të drejtë blerje nga ana e Milanit në fund të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!