Ky qytet i vogël vizitohet nga shumë turistë, arsyeja lidhet me diçka të magjishme gjatë natës

schedule08:57 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:57 - 5 Tetor, 2020

Reine është një ndër qytetet më të njohur të Norvegjisë, pasi ndodhet në ishujt Lofoten. Ai dallon për shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond. Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin. Ai vizitohet nga mijëra turistë çdo vit, sepse ndodh diçka magjike sa herë që errësohet.  Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara

Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër

Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Ajo shfaqet zakonisht në vendet nordike dhe e ka prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, ‘Aurora’ dhe nga zona gjeograke e Veriut. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!