Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka publikuar kalendarin e mamografive lëvizëse për muajin tetor.
Gjatë muajit tetor mamografit e lëvizshëm do të jenë më 5 dhe 9 tetor në Krujë e Burrel, 12dhe 16 tetor në Fier e Gramsh, 19 dhe 23 tetor në Lushnjë e Bulqizë gjithashtu në 26 dhe 30 tetor Kuçovë e Milot.
Sakaq Manastirliu njofton se mamografia mund të kryhet falas në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT.
Njoftimi:
“#TetoritRozë
Muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Aksesi në shërbim është për çdo grua, kudo ku ajo jeton është i mundur me mamografët e lëvizshëm që kryejnë depistimin afër vendbanimit ✅
? Kalendari i mamografëve të lëvizshëm gjatë muajit #Tetor ?
#MosNeglizho #Diagnostikimi i hershëm të shpëton #jetën!”, shkruan Manastirliu ne postimin e saj.
Gjatë muajit tetor mamografit e lëvizshëm do të jenë si më poshtë:
5-9 Tetor në Krujë dhe Burrel, 12-16 Tetor në Fier dhe Gramsh, 19-23 Tetor në Lushnjë dhe Bulqizë, 26-30 Tetor Kuçovë dhe Milot.
Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.
Mamagrafia falas mund të kryhet gjithashtu në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT.
Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, gjatë ekzaminimeve grate duhet të jenë të pajisura me maska mbrojtëse dhe të respektojnë masat e distancimit social.
/abcnews.al/