Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj.
Doktor Esati, u nda nga jeta pas prekjes nga koronavirusi.
Ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe ndodhej në një stad të avancuar, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej 9 ditësh, ku ndodhej në terapi intesive për shkak të koronavirusit.
Dr. Esat Pashaj, ka lindur në 16.05.1948. Ai ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.
N.D./abcnews.al