“Kam një njoftim të veçantë”, çfarë po paralajmëron Bebe Rexha

schedule08:33 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:33 - 5 Tetor, 2020

Bebe Rexha ka rezervuar një surprizë për fansat. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është një personazhet më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Së fundmi, autorja e hitit “I’m a mess” ka bërë me dije se ka diçka speciale për fansat. Teksa ka ndarë një foto të saj në rrjete sociale, Bebe shkruan se: “Kam një njoftim special nesër”.

Kujtojmë që Bebe së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Doja Cat.  Xhirimet e projektit që mban titullin “Baby I’m Jealous” kanë nisur pak ditë më parë.  Dy yjet e muzikës u panë në Los Angeles ndërsa ishin veshur me veshje të frymëzuara nga vitet ‘70.

 

View this post on Instagram

 

I got a special announcement tomorrow. ? #br2

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe është komentuar gjithashtu edhe për romancën e re të dashurisë me Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles. Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari për ditëlindje. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!