Mocioni i mosbesimit, debate në parlamentin spanjoll

schedule14:00 - 31 Maj, 2018

schedule 14:00 - 31 Maj, 2018

Parlamenti spanjoll është përfshirë nga debate të ashpra një ditë para votimit të kërkesës për shkarkimin e kryeministrit Rajoy dhe qeverisë së tij. Nëse fiton mocioni, lideri socialist në opozitë Pedro Sancez, merr postin e kryeministrit.

Debate të ashpra në parlamentin e Spanjës para votës së të premtes për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit Mariano Rajoy me nismë  të liderit socialist, Pedro Sancez, i cili mund të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e partisë popullore. Rezultati i votimit përfundimtar që do të ndodhë të premten është ende i paqartë, dhe mund të varet se cfarë do të vendosin pesë deputetë e partisë nacionaliste baske, PNV, të cilët konsiderohen vendimtarë e që për momentin nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Nëse mocioni i mosbesimit do të marrë mbështetjen e 176 deputetëve nga 350 Rajoi do të largohet nga posti i kryeministrit e do të zëvendësohet automatikisht nga Sancez.

Kreu i ekzekutivit spanjoll në fjalën e tij para parlamentit pranoi se në rradhët e partisë popullore ka pasur të korruptuar por vetë partia nuk ëshët e korruptuar. Rajoi ndër të tjera pranoi se korrupsioni ndodhet kudo duke përmendur një seri cështjesh gjyqësore të hapura ndaj PSOE-së. kryeministri spanjoll theksoi se nëse dikush nuk është në gjendje të japë leksione, atëherë duhet të qëndrojë pa folur. “Mos jeni ndoshta Nënë Tereza ju”, pyeti Rajoi duke iu dejtuar opozitës në sallë. Duke përfunduar fjalën e tij, ai theksoi se do të çonte deri në fund mandatin katër-vjecar në drejtim të qeverisë.

Cbdo gjë nisi të enjten e 24 Majit me vendimin e Gjykatës së Madridit që dënoi me një total prej 351 vitesh burg anëtarë të Partisë Popullore në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen “Guertel”. Ishin 29 personat e shpallur fajtorë për përvetësim të fondeve publike dhe pastrim parash. Drejtësia spanjolle zbuloi një sistem korrupsioni, ku drejtuesve të Partisë Popullore u jepeshin rryshfete në këmbim të tenderave në periudhën 1999 – 2005, në disa rajone të vendit. Partia Popullore si subjekt nuk ishte pjesë e procesit gjyqësor po ka marrë fonde në mënyrë të paligjshme dhe për këtë asrye duhet të kthejë në arkat e shtetit një shumë prej 245 mijë eurosh. Një ditë pas vendimit të gjykatës, të premten e 25 Majit, partia socialiste PSOE, në opozitë, dorëzoi në parlament një mocion për mosbesim ndaj qeverisë spanjolle./abcnews.al