Klea i emocionon të gjithë me fjalët prekëse dedikuar të birit

schedule22:39 - 4 Tetor, 2020

schedule 22:39 - 4 Tetor, 2020

Si sot para 4 muajsh, moderatorja Klea Huta u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.

Ndërsa pak orë më parë, në këtë ditë të shënuar moderatorja i ka kushtuar të voglit të saj disa fjalë shumë emocionuese.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto shumë të veçantë, në të cilën shihet silueta e saj duke ngritur lart në krahë Kridin nën ngjyrat e bukura të perëndimit të diellit.

“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai më dha në duar botën duke më dhuruar një nga engjëjt e tij më të bukur! As në ëndrrat e mia më të bukura nuk të kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogël e madhe KRID! Zemra po më shpërthen nga dashuria që kam për ty. Dua të ulëras që ta shpreh gjithë dashurinë sepse fjalët nuk janë shpikur e nuk do shpiken kurrë, për asnjë nënë! Ti më dhe emrin më të bukur në jetë, emrin NËNË dhe unë për këtë të jam mirënjohëse gjithë jetës ty dhe Zotit! Të dashuroj bebi Krid”, ka shkruar Klea në postimin e saj. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CF7sjIkjfsP/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!