Infektohet me Covid drejtuesja e shërbimit social në Elbasan, ndërpritet shërbimi për qytetarët

schedule20:30 - 4 Tetor, 2020

schedule 20:30 - 4 Tetor, 2020

Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan rezulton pozitive me covid-19.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni deri në marrjen e tamponit të të gjithë punonjësve.

Mësohet se shërbimi për qytetarët do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!