Të burgosurit grevë urie, zyrtarët e ministrisë së drejtësisë dhe avokatit të popullit takim në Peqin

schedule19:16 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:16 - 4 Tetor, 2020

Më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin prej ditësh janë futur në grevë urie.

Ata i kanë dërguar një letër presidentit të republikës Ilir Meta, Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe Etilda Gjonajt, ndërsa përmes peticionit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi sipas tyre kanë qenë maksimale, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja.

Të dënuarit bëjnë fajtorë dhe shtetin për çdo vrasje apo krim dhe kërkojnë që dënimet të përgjysmohen dhe të hiqen dënimet për jetë duke i konvertuar në 20 vite.

Sakaq mësohet se një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë hyrë në mjediset e regjimit, në të cilin kanë zhvilluar një takim ditën e sotme, me një grup të dënuarish që kanë hyrë në grevë.

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!