Panairi me produkte bio në Ersekë, promovohen produktet tradicionale

schedule18:57 - 4 Tetor, 2020

schedule 18:57 - 4 Tetor, 2020

Fermerë, agropërpunues por edhe artizanë nga Erseka prezantuan për vendasit dhe turistet prodhime e gatime tradicionale të zonës.  Në panairin e kulinarisë nuk munguan nuk munguan punimet e bëra nga duart e zonjave si edhe ushqime për dimrin.

“Kultivojmë çajin, cjanin, lulen e verdhë, mëllagën…Traditat e Kolonjës nuk kanë të mbaruar.”

Bashkia kërkon herë pas here të promovojë vlerat e kësaj krahine.

“Kemi dy-tre evente në vit që patjetër që ndërtojnë një sistem, sjellin njerëz. Krijojnjë kontakte dhe fillon shitja e produkteve bio…por ende nuk e kemi në sistemin që duhet,” shprehet kryebashkiaku Erion Isai.

Krahina e Kolonjës është e njohur për blegtori por dhe bujqësi ashtu siç është e tillë për trashëgiminë kulturore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!