Një grua që kishte fituar 1,000 dollarë më 29 korrik, nuk po mund t’i marrë dot paratë, pasi letra e çertikuar të cilën e kishte dërguar në selinë e Lotarisë së Floridës nuk ka arritur kurrë aty. Sue Burgess ka deklaruar se zyrtarët i kishin thënë se “pa biletë, nuk ka çmim”.
Çmimi i lotarisë që fiton një person në një shans të dytë i jep atij kohë të kufizuar për ta marrë çmimin. Opsionet e tyre janë që të vendosin biletën në një kuti, por që për shkak të pandemisë ato janë mbyllur, ose t’i dërgojnë përmes postës.
Ndërkohë Burgess ka zgjedhur këtë të fundit, pasi ndihej më e sigurt të dërgonte biletën përmes postës me Shërbimin Postal të SHBA-së. Nga informacionet thuhet se bileta kishte arritur në Tallahassee në orën 712 më 12 gusht, ndërsa në informacionet online nuk tregohet se bileta ka arritur ndonjëherë në zyrën që merret me lotari, shkruan AP.
Shërbimi postar tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, teksa zyrtarët kanë thënë se nëse letra arrin ata do të thyejnë rregullat për Burgessin dhe do t’ia japin 1000 dollarë, sigurisht nëse është e vërtetuar data e dërgesës. l.k/abcnews.al

