“Sot gjyshja e Emit ka ditëlindjen”, Jonida Vokshi uron të ëmën me foton më të ëmbël pranë vajzës

schedule16:48 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:48 - 4 Tetor, 2020

Sot në familjen e moderatores Jonida Vokshi është një ditë e veçantë. Nëna e saj, Vjollca feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e bija.

Kjo e fundit ka publikuar pak më parë në Instagram një foto shumë të ëmbël, ku shfaqet me të ëmën dhe vajzën e porsalindur Emin.

“Sot gjyshja e Emit ka ditelindjen!

Te duam shume Oca, qe me rrite mua dhe tani po rrit dhe Emin me kaq shume dashuri”, ka shkruar Jonida, duke marrë edhe shumë urime nga ndjekësit.

Kujtojmë që Vokshi u bë nënë për herë të parë në muajin qershor, ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me linjat perfekte. l.k/abcnews.al 

https://www.instagram.com/p/CF7M1Xys-wc/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!