Dy persona nga Tirana janë vënë në pranga pasi tentuan të kalojnë drejt Kosovës 36 shtetas sirianë, kundrejt fitimit. Njoftohet se të arrestuarit janë 33-vjeçari E. P. dhe 22-vjeçari M. D., të dy banues në Tiranë.
Dy të rinjtë u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin sirianët.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. s.b/abcnews.al/