Tabaku takon bizneset në Njësinë 3 në Tiranë: Krizë e thellë, plani i PD, shpëtimi i vetëm për ekonominë

schedule14:23 - 4 Tetor, 2020

schedule 14:23 - 4 Tetor, 2020

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot takime me bizneset në Njësinë 3, ku ka dëgjuar shqetësimet e qytetareve.

Tabaku, në një postim në Facebook, shprehet se nga ajo që sheh në terren, Shqipëria reale është ajo ku kriza vetëm thellohet, taksat rriten dhe bie konsumi. Ish-deputetja shton se në këtë situatë, plani me 5 pika i propozuar nga PD është shpëtimi i vetëm për biznesin dhe ekonominë.

Postimi i plotë:

Gjatë takimeve me bizneset në njësinë 3 dëgjoje shqetësimet e qytetareve të lënë pas dore dhe një ekonomie në rënie sipër. Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përgjegjësie nga ana e qeverisë.

Kjo eshte Shqiperia reale, ajo e papunesise, mbylljes se bizneseve largimeve masive shume ndryshe nga ajo e grafikeve me ngjyra qe jane vecse ne mendjet e pushtetareve.

Të ngopur dhe lodhur me lugën bosh të propagandës bizneset dhe qytetarët kërkonin më shumë angazhim. Taksat e larta që u merren po iu jepen 5 personave në formën e PPP-ve dhe koncesioneve, bizneset mbyllen ndërkohë që malli ka mbetur i pashitur.

Bizneseve i shpjegova planin ekonomik të rimëkëmbjes me 5 pika që përfshin një pikë të veçantë për biznesin e tyre. Shpërndarjen e një çeku prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.

Të shumtë qenë ato biznese që u ankuan për largimin e të punësuarve si mungesë e të ardhurave nga bizneset. Edhe kjo është diçka që mund të zgjidhet lehtësisht përmes planit të rimëkëmbjes ekonomike. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. Sikundër dhe krijimin e Fondit të Punësimit për të mbështetur ata biznese që rimarrin në punë punëtorët me një pagesë prej 20 mijë lekësh në muaj për 6 muaj.

Biznesi është sot në një krizë të thellë. Rrugëdalja është plani jonë i rimëkëmbjes. Një alternativë me një vizion të qartë në shërbim të sipërmarrjes dhe jo oligarkëve. Një ofertë jo vetëm për shqiptarët që të dalin nga ky tunel por edhe për qeverinë që të mos agravojë situatën deri në Prillin 2021 ku shqiptarët do t’i japin përgjigjen e duhur neglizhencës dhe arrogancës.

Ditë më të mira do të vijnë për të gjithë. Shumica e heshtur dhe punëtore e vendit do të zgjedhë zgjidhjen e vetme përballë kësaj minorance që qeveris. Shqipëria në Punë është kredoja jonë dhe dëshira apo përpjekja e çdo shqiptari. Ata do të vendosin shpejt një herë e përgjithmonë të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!