Zyrtare/ Merr fund aventura bardhezi, Rugani prezantohet në Francë

schedule21:43 - 3 Tetor, 2020

schedule 21:43 - 3 Tetor, 2020

Daniele Rugani është zyrtarisht futbollist i Rennes. Mbrojtësi 26-vjeçar, pjesë e Juventusit në 5 sezonet e fundit, do të transferohet në Ligue 1.

Italiani, i cili numëron 7 ndeshje të luajtura me kombëtaren, ka kaluar në formë huazimi tek ekipi që garon në grupet e Champions League këtë sezon.

1.5 milion euro do të paguajë klubi francez për huazimin e Ruganit. Të dy klubet kanë zyrtarizuar gjithçka me postimet e bëra në Twitter.

Juventusi e falënderon qendërmbrojtësin me një video të momenteve më të bukura, ndërsa Rennes (goglat e Champions e vendosën në grupin grupi E me Sevilla, Chelsea dhe Krasnodar) i uron mirëseardhjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!