Kombëtarja e volejbollit për femra kualifikohet në finalet e Ligës së Europës

schedule23:11 - 30 Maj, 2018

schedule 23:11 - 30 Maj, 2018

Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës, pas fitores 3-1 arritur ndaj Izraelit. Vajzat kuqezi ia dolën në Sallën Sportive “Feti Borova” në kryeqytet, duke pasur epërsi ndaj skuadrës rivale, për vendin e dytë në grup.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Altin Martiri, fitoi dy setet e para, por humbi të tretin, pas një konkurrence të fortë. Gjithsesi, seti i katërt u fitua lehtë, me shifrat 25-16, duke arritur edhe suksesin. Kjo ishte fitorja e tretë e vajzave shqiptare në grupin B, ndërsa kanë pësuar vetëm një humbje, atë ndaj ekipit më të fortë, Austrisë.

Kombëtarja e femrave është kualifikuar për në fazën finale, që njihet si Liga e Argjendit, ndërsa pritet të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinaleve. Në muajin gusht, ndërkaq, skuadra e vajzave do të nisë eleminatoret e Europianit ku ndodhet në grup me Austrinë, Kroacinë dhe Zvicrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!