Real Madrid pritet të luajë ditën e nesërme në transfertë kundër Levantes, sfidë kjo e vlefshme për javën e katërt të kampionatit. Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, në konferencën e zakonshme për shtyp u ndal tek dëmtimet e shumta që ka në ekip si dhe foli rreth një transferimi të mundshëm të Houssem Auoar.
“Auoar? Unë nuk e di se çfarë informacioni keni ju për të. Ai është një lojtar i shkëlqyer, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Ndoshta një ditë ai mund të luajë për Real Madridin, por për momentin ne kemi këtë ekip dhe do të ecim para me grupin që kemi.
Për dëmtimet nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqejnë aspak. Sigurisht që jam i mërzitur për ta, por ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë me lojtarët që kemi në dispozicon,” deklaron tekniku francez, duke iu referuar mungesave të mbrojtësave të krahut, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola.
“Rotacioni në ekip? Këtë gjë e kam bërë që kur kam ardhur këtu. Nuk e bëj atë vetëm në tre ndeshje, por gjatë gjithë sezonit. Mendoj se kemi nevojë për të gjithë lojtarët dhe shumë trajnerë të tjerë e bëjnë këtë gjë. Tashmë në një vit kalendarik ne kemi rreth 60 ndeshje për të luajtur dhe është mëse normale të përdorësh rotacionin,” përfundon Zidane. /abcnews.al