Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilaçi i përdorur për të trajtuar Trump, testohet në qindra pacientë në Britani

schedule13:03 - 3 Tetor, 2020

schedule 13:03 - 3 Tetor, 2020

Ilaçi eksperimental kundër  koronavirusit që po përdoret për të trajtuar Trump është përdorur tek qindra pacientë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka dhënë rezultate efektive, sipas një profesori të Universitetit të Oksfordit.

Sipas mjekut të Trump, presidenti ka marrë koktejin e antitrupave Regeneron, një ilaç eksperimental që nuk është miratuar ende nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Peter Horby tha për BBC të shtunën, se ilaçi – një koktej antitrupash  po përdoret në tre spitale në veri të Anglisë si pjesë e testeve kombëtare të Universitetit të Oksfordit dhe  do të shpërndahet në rreth 30 ose 40 spitale javën e ardhshme.

Horby, mjek i sëmundjeve infektive , tha se ky ilaç “ka ekzistuar për një kohë të gjatë” dhe është përdorur gjerësisht për trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe kancerin.

“Është ilaç shumë premtues”, tha ai, duke shtuar se ilaçi ka një efekt të fortë kundër virusit pas eksperimenteve të realizuara në laborator dhe në kafshë.

“Nga ilaçet që janë në dispozicion, ai është  një nga më premtuesit,” tha ai.

Horby tha se një dozë e ilaçit mund të sigurojë mbrojtje, duke shtuar se ekspertët ishin në pritje të rezultateve të testeve.

Me çfarë ilaçi tjetër po trajtohet Presidenti? Presidenti Trump gjithashtu po trajtohet me ilaçin antiviral remdesivir, i cili është miratuar nga FDA për raste emergjente  dhe ka treguar se shkurton kohën e shërimit për disa pacientë me koronavirus. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!