Kate Beckinsale ka zbukuar së fundmi se pësoi abort disa vite më parë, por e mbajti të fshehtë këtë për shkak të hidhërimit dhe tronditjes. Aktorja e “Underworld” foli rreth kësaj ngjarjeje, pas kritikave që vërshuan ndaj modeles Chrissy Teigen e cila shpërndau disa fotografi nga spitali pasi humbi fëmijën që priste të sillte në jetë.
“Vite më parë, unë humba një foshnjë 20 javësh. E mbajta të fshehtë shtatzëninë dhe po mos e tregoja sot, askush s’do ta dinte.”, tha aktorja. Ylli britanik iu referua kësaj ngjarjeje si “periudha më e vetmuar, më shkatërruese e shpirtit”. Beckinsale gjithashtu tha se “nuk kishte një partner mbështetës dhe përkrahës si Chrissy” kur pësoi humbjen e saj.
View this post on Instagram
“Kam parë njerëz që kritikojnë Chrissy Teigen për ndarjen e fotove thellësisht intime të humbjes së foshnjës së saj. Sikur të ketë ndonjë protokoll gjatë një fatkeqësie shpirtërore që, nëse nuk respektohet, inkurajon njerëzit që nuk e njohin atë ose familjen e saj të thonë se si duhet të trajtojë të paimagjinueshmen.”, tha aktorja. xh.d/abcnews.al