Veriu i Italisë, është përfshirë në situatë të vështirë për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Mbrojtja Civile lëshoi alarmin e kuq për zonat më të rrezikuara, në Liguria, Lombardia dhe Veneto.
Po ashtu edhe Venecia sipas autoriteteve pritet të përfshihet nga një mot i keq.
Ndërkohë e shtuna pritet të sjellë përkeqësim të motit , jo vetëm në veri të Italisë.
Sipas mbrojtjes civile përkeqësimi i kushteve atmosferike do të sjellë probleme edhe në rajonet qendrore, duke u shoqëruar me reshje shiu, stuhi si edhe erëra të forta në jug të vendit.
/abcnews.al/