Zbulohet e vërteta e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Serbi

schedule21:17 - 2 Tetor, 2020

schedule 21:17 - 2 Tetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme në Novi Pazar u vra kosovari Selatin Janjeva 52 vjeç. Trupi i pajetë i Janjevës është sjellë sot në Kosovë për t’u varrosur. Familja e të ndjerit nuk ka dashur të flasë për rastin. Ajo tha se deklaratat e mediave serbe për këtë vrasje nuk janë të vërteta.

Express sot ka shkuar në shtëpinë e të ndjerit. Mirëpo, gazeta ka marrë detaje tjera për këtë rast, ndryshe nga ato që paraqiten në mediat serbe. Një person i afërt i të ndjerit ka shpjeguar disa detaje rreth arsyes së vizitës së Janjevës ditën e djeshme në Novi Pazar.

Sipas këtij personi, Selatin Janjeva, pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, të enjten e 1 tetorit, paradite u nis për në Novi Pazar. Aty “Selaku” do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore.

Arsyeja ishte se gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, po ia kërkonte ndarjen, por ajo nuk ka nënshtetësi shqiptare. Tashmë i ndjeri, Selatini, dje kishte kryer seancën në gjykatë. Por pas saj kishte shkuar në shtëpinë e tij në Novi Pazar, aty ku kohë pas kohe qëndronte gruaja e tij me dy fëmijët.

https://www.youtube.com/watch?v=4AA2SY7dMkQ&feature=emb_logo

Por tek dera e shtëpisë së tij në Novi Pazar, Janjeva ishte takuar me burrin e motrës së gruas së tij (baxhanakun). Me të kishte filluar një debat verdal, e cila përfundoi edhe me të shtëna. Plumbat kishin filluar në mes të “Selakut” dhe baxhanakut të tij. Ky i fundit u plagos në këmbë, duke pësuar disa lëndime në nyje.

Ndërkohë, Selatini Janjeva nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat. Këto të dhëna i ka dhënë një person i afërt me tashmë të ndjerin. Ndërkaq, rasti ka ndodhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve familjare e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit.

“Te nderuar, Ju lutem, pranoni këtë njoftim si të vetmen të vërtetë të plotë në lidhje me rastin tragjik të vdekjes se Selatin Janjeva. Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore. Ju lutem, të keni konsiderate për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informata jo të vërteta. Me respekt, Familja Janjeva”, thuhet në njoftimin e familjes. E ndërkohë për këtë rast, mediat serbe kanë raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë këtij rasti është jashtë rrezikut për jetën.

Personi i plagosur është me inicialet J.P. dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Novi Pazarit me një plagë në këmbë. “Një burrë me inicialet J.P është dërguar në departamentin e kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë./ db/Abcnews.al