Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta dekreton emërimin e komandantëve të Forcës Tokësore dhe Detare

schedule17:12 - 2 Tetor, 2020

schedule 17:12 - 2 Tetor, 2020

Me propozimin të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji “Komandant” të Forcës Tokësore. Kingji aktualisht mbante postin e “Komandantit” të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu Presidenti ka emëruar edhe komandantin e Forcës Detare, i cili do të jetë Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë aktuale “zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!