Shtyhet gjyqi i Shullazit. Prokurorja e angazhuar në hetimin e dosjes “Habilaj”

schedule10:38 - 24 Tetor, 2017

schedule 10:38 - 24 Tetor, 2017

Procesi gjyqesor në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të tij është shtyrë paraditen e sotme. Seanca duhet të kishte nisur në orën 09.00, por në sallen e gjyqit kanë munguar dy përfaqësuesit e akuzës, Elizabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi. Mungesa e prokurores Ymeraj ishte paralajmëruar paraprakisht nga një shkresë e dërguar nga zëvendës kryeprokurori i Krimeve të Rënda Gent Osmani për shkak të angazhimit të saj në dosjen në ngarkim të grupit kriminal të dyshuar se drejtohej nga Moisi Habilaj. Mungesa e përfaqësuesve të organit të akuzës ka sjellë reagimin e paleës mbrojtëse të cilët e kanë cilësuar të paprecedent këtë zhvillim dhe kanë kërkuar ndërprejen e procesit dhe lirimin e të pandehurve. Trupa e gjyqtarëve, nuk ka pranuar këtë kërkesë dhe ka shtyrë seancën e radhës për datë 31 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!