Erdogan: Azerbajxhani duhet të vazhdojë luftimet me Armeninë

schedule15:46 - 2 Tetor, 2020

schedule 15:46 - 2 Tetor, 2020

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Azerbajxhanit që të vazhdojë të ndjekë ofensivën në Nagorno-Karabak deri në një përfundim triumfues.

“Azerbajxhani ka çliruar tashmë një territor të gjerë. Shpresoj se do të vazhdojë luftimet derisa të gjitha tokat e tij në Karabak të lirohen,” tha Erdogan në një fjalim të transmetuar në rrjetet sociale të premten.

Presidenti shtoi më tej se Turqia mbështet “Azerbajxhanin miqësor dhe vëllazëror në të gjitha mënyrat e mundshme” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.

Më herët, në një intervistë me Globe dhe Mail, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se dalja e Turqisë nga Kaukazi Jugor do të ishte një kusht i domosdoshëm për paqen në Karabak.

Në një tjetër intervistë me Le Figaro, Pashinyan tha se Jerevani ka prova se ushtria turke po kontrollonte operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak dhe sugjeroi që Ankaraja të dëbohej nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!