Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. Uniformat blu njoftojnë se në pranga ka rënë V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
34-vjeçari, sipas policisë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia. g.v/abcnews.al