Ka zgjatur për rreth 3 orë e gjysmë vizita e qeverisë së Kosovës në Tiranë. Vizita nisi me pritjen në Pallatin e Kongreseve duke pasuar me mbledhjen e gjashtë zyrtare mes dy qeverisë në tryezën e rrumbullakët.
Slogani i tryezës ku u ulën përfaqësuesit e dy qeverive për këtë vit ishte, “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi”.
Më pas dy liderët e dy qeverive nënshkruan 14 marrëveshjet ndërqeveritare dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për marrëdhëniet dypalëshe. Në fund të dy qeveritë pozuan edhe në foton e përbashkët./mv. abcnews.al